Deputetët e PD i dërgojnë letër Niko Peleshit: Të premten vendosim për Ballukun, e kërkon SPAK!
Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i kanë dërguar një letër zyrtare kryetarit të këtij Këshilli, Niko Peleshit, për të mbledhur të premten në orën 11:00 Këshillin e Mandateve.
Në këtë shkresë kërkohet mbledhja e këshillit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Deputetët e PD argumentojnë se kjo ishte edhe kërkesa e prokurorëve.
Në shkresë citohet kërkesa e prokurorit Dritan Prençi, i cili pretendoi se 3-5 ditë ishin të mjaftueshme për t’u njohur me dosjen dhe se Belinda Balluku ndërkohë ka kërcënuar dëshmitarët, prandaj vendimi për arrestimin e saj duhet marrë sa më shpejt.
Kuvendi refuzon të japë një përgjigje për arrestimin e Ballukut, sipas kërkesës së SPAK, pasi kryeministri Edi Rama ka thënë se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në 22 janar, që do të vendosë nëse pezullimi i Ballukut nga detyra është i drejtë apo jo.
