PD mbledh Kryesinë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

PD mbledh nesër Kryesinë

Partia Demokratike do të mbajë nesër, të shtunën, një mbledhje urgjente të Kryesisë.

Anëtarëve të Kryesisë u është dërguar një njoftim për mbledhjen, e cila do të zhvillohet në orën 13:00. Sipas njoftimit, në rend dite do të diskutohet vendimi i marrë të premten nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen Balluku.

Mesazhi i dërguar anëtarëve të Kryesisë së PD-së thuhet:

“Përshëndetje miq. Nesër në orën 13:00 mbledhje urgjente kryesie me rend dite: 1- Diskutime dhe qëndrime për situatën e rëndë politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Balluku. 2- Të tjera.”

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. Pas një mbledhjeje tre-orëshe, Gjykata Kushtetuese votoi me shumicë votash rikthimin në detyrë të Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Scroll to Top