PD Proteston: Shteti si Pronë Private, Korrupsion në Aeroporte & Rrugë

“`html

Shteti është kthyer në pronë private/ Boçi: Marrin rrugë, tunele, unaza e aeroporte

Partia Demokratike po zhvillon protestën e dytë kombëtare para Kryeministrisë. I pari që mori fjalën në podium ishte zv/kryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, i cili theksoi se Shqipëria nuk mund të lejojë më të qeveriset nga Edi Rama, i cili gjatë viteve në pushtet, e ka kthyer vendin në pronë private.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku po mbahet protesta kombëtare e opozitës, Boçi u shpreh se Rama e ka kthyer Kryeministrinë në një “klub të mbyllur qejfi e ahengu”, nga ku tallet çdo ditë me fatet e shqiptarëve. Ai shtoi se vjedhjet kanë shifra dhe emra.

Boçi përmendi inceneratorët, rrugët dhe aeroportet, si dhe personat që janë akuzuar për këto raste, duke filluar nga Ilir Beqaj, Benet Beci, Ergys Agasi e deri te Belinda Balluku, e cila kohët e fundit është marrë nën akuzë nga SPAK. Deputeti theksoi se skandalet e qeverisë nuk kufizohen vetëm te AKSHI apo Smart City, por përfshijnë edhe shumë të tjera.

Fjala e Boçit:

“Ne jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria e familjes dhe adhurimi për zotin dhe kombin. Ne jemi këtu se na ka thirrur dinjiteti ynë, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare dhe ndërgjegjja qytetare. Jemi këtu nga guximi dhe detyra jonë për të luftuar deri në fund.

Sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe të bandave të krimit, Kryeministrinë në klub të mbyllur qejfi e ahengu dhe që tallet çdo ditë me fatet e shqiptarëve. Kjo ndërtesë që keni në krah nuk është Kryeministria, por kuplaraja e pushtetit. Duhet ta shembim këtë pushtet, nuk është vendi i qeverisë, por i hajnisë, qenërisë që kafshon paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

Këtu vjedhja ka emër e shifra: inceneratorët 430 milionë, koncesionet 500 milionë dhe marrin rrugën e rrugëve, tuneleve, unazave dhe aeroporteve, vërtiten miliarda. Ka emër, fillon me Beqaj, Bllakon, vazhdon me Veliaj e Benetin dhe Ballukun, Agasin e Tërmetin. Nuk mbaron as me AKSHI, as dhe Smart City.”

“`

Scroll to Top