Hën. Sht 24th, 2018

PD: Shkëmbim zjarri në Lezhë, policia liron autorët

TIRANË,8 shtator /ATSH- I. Vata/ – “Policia e tradhtuar, liron edhe banditët në Lezhë me urdhër politik nga drejtuesit politikë të saj në Ministrinë e brendshme”, deklaroi sot deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Duke iu referuar ngjarjes në Lezhë, Salianji shprehet se dy ditë më parë, qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si Rana e Hedhun.

“Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike  e disponon. Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit” shpjegon Salianji.

Sipas Salianji  zgjidhja është faza e dytë e dekriminalizimit. “Prandaj, është jetike miratimi sa më shpejt i fazës së dytë të dekriminalizmit, që do të pastrojë politikën nga krimi. /j.p/

Kategori