Hën. Sht 24th, 2018

PD: Veliaj po betonizon parkun e liqenit

TIRANË, 5 shtator. “Plani i Erion Veliajt për parkun e liqenit është betonizimi dhe ndërtimi i kullave”.

Kështu deklaroi sot, përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

“Para tre ditësh i vumë në dispozicion publikut videon nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe dokumenta zyrtare që vërtetojnë se plani i betonizimit të parkut është i miratuar në detaje, me kulla mbi 9 kate dhe mbi 29 metra lartësi që do të kenë ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje nëntokësore”, tha Zhupa.

PD kërkon që Veliaj të mos heshtë më, por të marrë përsipër përgjegjësitë për planin për betonizimin e parkut. /m.m/r.e/

Kategori