Pre. Dhj 14th, 2018

PE rikonfirmon progresin e Shqipërisë

TIRANË, 9 tetor. – Parlamenti Europian ka rikonfirmuar progresin e Shqipërisë.

Lajmi është bërë publik nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili deklaron se ky vendim është bërë i ditur përmes Komitetit të Politikës së Jashtme dhe Raportit të hartuar nga Knut Fleckenstein.

“Parlamenti Europian përmes Komitetit të Politikës së Jashtme dhe Raportit të hartuar nga Knut Fleckenstein rikonfirmon vendimin e Këshillit Europian të qershorit, duke vlerësuar pozitivisht progresin e arritur nga Shqipëria në rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor 2019”, – shkruan Balla në faqen zyrtare.

z.tosku/e.caushi/

Kategori