Hën. Gus 20th, 2018

PEKIN- Tregtia SHBA-Kinë solide në muajin korrik

PEKIN , 8 gusht /ATSH-DPA/ – Tregtia mes Kinës dhe SHBA-së ka regjistruar një rritje të fortë në harkun kohor të një viti duke nxitur kompanitë kineze të marrin në dorë drejtimin e tyre ndërkohë që lufta tregtare po intensifikohet, sipas statistikave doganore kineze.

Eksportet kineze drejt SHBA-së u rritën me 11.2% në harkun kohor të një viti, me 41.5 miliardë dollarë, ndërkohë që inportet janë rritur me 11.1 %  për të arritur në 13.4 miliardë dollarë.

Tregtia globale mes dy ekonomive më të mëdha në botë është rritur me 11.2 %.

Toutefois, par rapport à juin, le commerce entre les États-Unis et la Chine a légèrement reculé de 2,3% en juillet, pour s’établir à 55 milliards de dollars.

Megjithatë, krahasuar me muajin qershor, tregtia mes  SHBA-Kinës ka pësuar rënie të lehtë prej 2.3 % në korrik, duke arritur në 55 miliardë dollarë.

Deficiti tregtar amerikano-kinez, kritikuar për një kohë të gjatë nga presidenti amerikan, Donald Trump është ulur në harkun kohor të një muaji me 3.1 % duke arritur në 28.1 miliardë dollarë.

Tregtia e jashtme e Kinës ka qenë solide muajin e kaluar pasi eksportet janë rritur me 12,2% në harkun kohor të një viti dhe importet me 27,3%./os/

Kategori