Mar. Gus 14th, 2018

Peleshi: Fazë e re e sigurisë ushqimore në vend

TIRANE, 5 gusht/ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon të intensifikojë kontrollet për të mbrojtur e garantuar sigurinë ushqimore edhe ndaj produkteve që futen kontrabandë me automjete private në sasi të dukshme për tregtim.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi vë në dukje operacionet e deri tanishme të AKU-së ndërsa paralajmëroi sanksione të forta për shkelësit e logjit.

Peleshi thekson se “AKU po godet me shumë sukses “operatorë” ushqimesh që nuk e kanë marrë seriozisht apelin tonë për një fazë të re të sigurisë ushqimore në vend”.

“ Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga sanksionet e forta në rast shkeljesh. Respektimi pa neglizhencë i standarteve është rruga”, deklaron ministri. /a.g/