Kryeparlamentari Niko Peleshi ka refuzuar kërkesën e opozitës parlamentare për t’u paraqitur në seancën që do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese më 16 Tetor. Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate.
Ky vendim i Peleshit bie në kundërshtim me një qëndrim të mëparshëm të mbajtur nga paraardhësja e tij në detyrë, Elisa Spiropali. Ajo më parë i kishte garantuar Partisë Demokratike praninë e përfaqësuesve të saj në seancën gjyqësore.