Një debat i tensionuar ka ndodhur mes deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, dhe kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi.
Strazimiri ka deklaruar se Niko Peleshi është një kryetar parlamenti më “i pamoralshëm” se Skënder Gjinushi në vitin 1997. Ai shtoi: “Nuk mendoja se do të kishte një kryetar Kuvendi më të pamoralshëm se Skënder Gjinushi në 1997. Mbaje mend, do të përgjigjesh.”
Në përgjigje, Peleshi ka deklaruar se ai gjatë 20 viteve të tij në politikë nuk ka fyer askënd dhe nuk do ta bëjë as tani. Ai tha: “Nuk ke qenë sipas kornizës etike, tani në fund përdorët një fjalë të papërshtatshme. Sado e ulët të jetë gjuha juaj, unë në këtë moshë nuk dal jashtë kodit tim të etikës. Kam 20 vite në politikë dhe nuk kam fyer askënd, as familjarët e tij. Mos e kërkoni tek unë problemin, por te 2 metra katrorë, seancën nuk e kam prishur unë, por Gazment Bardhi. Kam fituar 13 fushata me këtë qëndrim.”