Pension të posaçëm për 13 emra të njohur nga arti e sporti

Aktorë dhe sportistë: Qeveria u jep pension të posaçëm 13 emrave të njohur

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, qeveria ka miratuar dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për disa emra të njohur në fusha të ndryshme, si art, sport, e të tjera.

Një pension, vlera e të cilit është sa 10fishi i pensionit social, do të përfitojnë:

  • Aktori i humorit Agim Bajko
  • Futbollisti Agustin Kola
  • Aktorja Aishe Stari
  • Basketbollistja Edera Alibegaj
  • Aktori dhe regjisori Kostandin Kamberi
  • Sportisti Kostandin Shkurti
  • Violonçelisti Kujtim Vorpsi
  • Peshëngritësi Leonard Toska
  • Regjisori Nikolin Gurakuqi
  • Futbollisti Rapo Tao
  • Aktorja Shegushe Bebeti
  • Futbollisti Vasillaq Ruci
  • Avokati dhe arbitri Virxhil Karaja

Pensioni i posaçëm jepet nga qeveria për personalitetet më të spikatura në vend. Vlera e këtij pensioni arrin në rreth 80 mijë lekë të reja.

Në të gjithë vendin, rreth 200 personalitete nga fusha të ndryshme përfitojnë pensionin e posaçëm.

Scroll to Top