Qeveria miraton pensione speciale për personalitete të artit dhe sportit, përfshirë Agim Bajkon, Agustin Kolën e të tjerë
Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e shtesave të veçanta për pensionet shtetërore për një grup personalitetesh të njohura të fushave të artit dhe sportit shqiptar. Shtesa përfituese është e barabartë me dhjetëfishin e pensionit social. Megjithatë, shuma totale e pensionit, duke përfshirë përfitimet shtesë, nuk do të kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Mes përfituesve të këtij vendimi janë:
- Agim Nuri Bajko
- Agustin Pjetër Kola
- Aishe Daut Stari
- Edera Kabil Alibegaj
- Kostandin Aleko Kamberi
- Kostandin Llazar Shkurti
- Kujtim Rexhep Vorpsi
- Leonard Sifi Toska
- Nikolin Luigj Gurakuqi
- Rapo Selman Tao
- Shegushe Hysni Bebeti
- Vasillaq Thoma Ruci
- Virxhil Athanas Karaja
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në “Fletoren Zyrtare” dhe ka për qëllim vlerësimin e kontributit të këtyre individëve në zhvillimin e artit dhe sportit në Shqipëri.
