Mar. Tet 23rd, 2018

Përfundimi i rrugëve, punonjësit e bashkisë Pukë heqin dorë nga pushimet

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ – Bashkia e Pukës vijon rrugën e saj drejt përmbushjes së nismës “asnjë fshat pa rrugë, ura dhe mullinj bloje”, ku punonjësit e kësaj bashkie së bashku me kryetarin kanë hequr dorë nga pushimet verore me qëllim përmbushjen e këtij objektivi. Teksa inspektoj hapjen e rrugës së Zezajve, një segment i degraduar si pasoj dhe e terrenit ku ndodhet, Gjonaj bëri të ditur se puna nuk do ndalet deri në piken fundore të bashkisë së drejtuar prej tij, duke e cilësuar këtë një detyrim ndaj qytetarëve.
“Duke e ndjerë hapjen e rrugëve dhe përmirësimin e elementëve të tjerë të infrastrukturës si domosdoshmëri, unë sëbashku me një pjesë të stafit të bashkisë kemi vendosur që këtë vit të braktisim pushimet. Është një obligim që duhet kryer pa nisur reshjet e vjeshtës, ndaj po punojmë intensivisht për hapjen e rrugëve në fshatra, rrugëve që lidhin fshatrat me varrezat si dhe ndërtimin e urave e mullinjve të blojës”, tha Gjonaj.
Prej kohësh bashkia e Pukës ka nisur punën duke hapur segmente të reja rrugore në fshatrat që nuk kanë lidhje me rrugë automobilistike, në rilidhjen e rrugëve të dëmtuara nga dimri si dhe në pastrimin e akseve rrugore rurale ekzistuese, ndërkohë që po punohet për ndërtimin e urave qe lehtësojnë banoret ne zonat e thella malore të kësaj bashkie./e.caushi/

Kategori