Mar. Tet 16th, 2018

Përfundon pa gola miqësorja mes Shqipërisë dhe Jordanisë

TIRANË, 10 tetor. – Ka përfunduar pa gola ndeshja e parë miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë.

Ndeshja e cila u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” ka përfunduar 0-0 edhe pse të besuarit e trajnerit Panuçi kanë krijuar disa raste për të shënuar.

Pas një pjese të parë e cila fliste më shumë për ekipin tonë kombëta, kjo pjesë është shoqëruar dhe me zëvendësimeve të detyruara, ku në minutën e shtatë të takimit Enea Mihaj është dëmtuar pas një ndërhyrje të rëndë.

Pjesa e dytë e takimit ka nisur me 3 zëvendësime nga ana e Panuçit, i cili hodhi në fushë Balaj, Ndoj, dhe Uzuni duke larguar Xhakën, Grezdën dhe Ramadanin.

Rasti më i mirë në pjesën e dytë për ekipin tonë kombëtar erdhi në minutën 64-t të takimit, ku Veseli nga shumë pranë zonës herën e parë del huq, ndërsa në momentin e dytë topi ndalet nga portieri./e.caushi/

Kategori