Përgjigja e Stallone për vdekjen e Chuck Norris

Sylvester Stallone i jep lamtumirën prekëse Chuck Norris: Ai ishte një njeri i shkëlqyer!

Aktori i njohur Sylvester Stallone ka bërë një postim emocionues në lidhje me ndarjen nga jeta të Chuck Norris. Stallone publikoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke kujtuar kohën që kaluan së bashku gjatë xhirimeve të filmit The Expendables 2. Ai theksoi se bashkëpunimi me Norris ishte një përvojë e veçantë dhe e paharrueshme.

Në mbishkrimin e postimit, aktori shkroi:

“Kalova një kohë të mrekullueshme duke punuar me Chuck-un. Ai ishte amerikan në çdo aspekt. Ai ishte një njeri i shkëlqyer. Ngushëllimet e mia familjes së tij të mrekullueshme.”

Chuck Norris, siç njoftoi familja e tij, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm disa orë para vdekjes, ai ishte dërguar në spital pas një urgjence, por nuk u dhanë detaje rreth problemit shëndetësor me të cilin po përballej.

Scroll to Top