“Nëna jote”, iu përgjigj zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë një gazetari që e pyeti se kush e sugjeroi Budapestin për takimin me Putinin.
Një koment aspak profesional, i papërshtatshëm për një zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, u bë nga zëdhënësja e këtij institucioni si përgjigje ndaj një pyetjeje nga një gazetar lidhur me takimin e ardhshëm të Donald Trump me Vladimir Putin.
Pyetja, drejtuar nga një redaktor i HuffPost, lidhej me zgjedhjen e Budapestit si vendtakim, duke theksuar rëndësinë simbolike të qytetit, pasi atje Rusia kishte premtuar të mos e pushtonte Ukrainën në rast se ky e fundit do të hiqte dorë nga armët bërthamore pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu, u theksua se Kryeministri hungarez Viktor Orbán është udhëheqësi i vetëm në Bashkimin Evropian dhe NATO që mbështet Putinin në luftë.
Duke pasur parasysh këtë kontekst, gazetari i HuffPost i drejtoi një pyetje znj. Levitt dhe drejtorit të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Cheung, për të ditur kush e ka zgjedhur Budapestin si vendtakim. Përgjigjja nga ana e znj. Levitt ishte: “Nëna jote”, ndërsa z. Cheung u përgjigj pas një minute me të njëjtat fjalë: “Nëna jote”.
Të hënën, Levitt vazhdoi me kritikat ndaj HuffPost, por përsëri nuk u përgjigj pyetjes origjinale. Ajo shkroi në platformën X: “Për ta vënë në kontekst, SV Dáte i Huffington Post nuk është një gazetar që interesohet për faktet. Ai është një gazetar i orientuar majtas që ka sulmuar Presidentin Trump për vite me radhë dhe vazhdimisht ka bombarduar telefonin tim me argumente të Partisë Demokratike. Vetëm hidhini një sy postimeve të @svdate, duket si një ditar personal anti-Trump.”
Më pas ajo publikoi një pamje të ekranit të mesazhit me pyetjen e HuffPost dhe përgjigjet e saj, duke mos dhënë asnjë sqarim për pyetjen e shtruar.
