Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 15 ditë nga parlamenti Gazment Bardhin, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Arsyeja e përjashtimit, sipas pretendimit të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, është një ofendim i shkaktuar nga Bardhi gjatë seancës së fundit, pasi nuk i është lejuar debati në sallë.
Që prej fillimit të punimeve, opozita ka shprehur ankesa, duke pretenduar se socialistët po pengojnë debatet dhe diskutimet e lira, duke i mbyllur punimet sipas udhëzimeve të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
