Ibrahimaj: Përjashtim tatimor për shqiptarët dhe të huajt që gjenerojnë të ardhura jashtë vendit
Të gjithë shtetasit shqiptarë ose rezidentët tatimorë në Shqipëri, të cilët gjenerojnë të ardhura në vende të tjera të botës, nuk do të tatohen në vend. Kjo u deklarua nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
“Akti i projektligjit mbi tatimin mbi të ardhurat parashikon disa ndryshime për vendosjen e një drejtësie sociale, por edhe për tërheqjen e diasporës shqiptare dhe të huajve,” tha ajo.
Konkretisht, projektligji parashikon që:
- Të gjithë shqiptarët ose rezidentët tatimorë në Shqipëri, të cilët gjenerojnë të ardhura në vende të tjera të botës, nuk do të tatohen në vend, duke qenë të përjashtuar nga tatimi.
Ky ndryshim ligjor mbështet edhe tërheqjen e pensionistëve, të cilët pasi kanë dalë në pension në vende të tjera të botës, vijnë e vendosen në Shqipëri, duke kontribuar në atë që quhet “ekonomia e argjendtë”.
Gjithashtu, brenda këtij projektligji, është bërë një ndryshim ligjor i cili parashikon përjashtim tatimor për të gjithë personat me aftësi të kufizuara nga verberia, të cilët do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale.
