Përkujtimi i 28-vjetorit të familjes Jashari

Kosova përkujton 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Kanë kaluar 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, një ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë së re të Kosovës. Data 5 mars tani shënon gjithashtu fillimin e Epopeja së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me aktivitete që do të zgjasin për tre ditë rresht.

Në kazermën “Adem Jashari” u zhvillua një marshim solemn i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Presidentja Vjosa Osmani, duke nderuar dhe vlerësuar kontributin e UÇK-së, deklaroi se FSK-ja është trashëgimtarja e denjë e saj. Osmani theksoi se komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij e shndërruan gjakun e tyre në vulën e lirisë.

Ndërkohë, paradite u mbajt edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar, pasi thanë se nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit. Ata theksuan se është paradoksale të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, por të mos ftohen ata që luftuan.

Scroll to Top