“Armiqësia e Ruhrit” shkakton kaos në Gjermani: Përleshje mes mbi 300 tifozëve të Dortmundit dhe Schalkes në stacionin e trenit
Urrejtja reciproke për rajonin e Ruhrit dhe rivaliteti historik mes tifozëve të Schalke dhe Dortmund janë të njohura prej dekadash në Gjermani. Edhe pse aktualisht të dy ekipet nuk garojnë në të njëjtin divizion, kjo nuk i ka penguar tifozët e tyre të përleshen në Këln, siç njoftoi policia federale.
Incidenti në fjalë ka ndodhur herët në mëngjes të së shtunës, në një nga stacionet kryesore të trenit në Këln. Tifozë të Dortmundit, duke u kthyer nga një ndeshje jashtë fushe kundër Augsburgut, po prisnin për të vazhduar udhëtimin e tyre. Në këtë kohë, tifozë të Schalke, të cilët po udhëtonin drejt Karlsruhe, zbritën nga platforma.
Përplasja e papritur u shndërrua shpejt në një konfrontim të dhunshëm mes tifozëve të dy grupeve. Rreth 340 persona raportohet se morën pjesë në këto incidente, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të shtyrë tifozët e zemëruar drejt vagonëve.
Sipas njoftimeve të policisë, nuk janë kryer arrestime. Një oficer policie u plagos lehtë gjatë përleshjes, ndërsa hetimi nga autoritetet është duke vazhduar.
