Përmbytje masive në Marok, 50 mijë evakuohen

Moti i keq në Marok/ Përmbytje masive, mbi 50 mijë persona evakuohen nga zonat e prekura

Maroku po përballet me një valë përmbytjesh pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin. Dëme të mëdha janë shkaktuar gjithashtu pasi lumi Luqkous ka dalë nga shtrati.

Rajoni Tangier-Tetouan-Al Hoceima është më i prekur. Sipas autoriteteve, më shumë se 50,000 njerëz janë zhvendosur, pothuajse gjysma e popullsisë së Ksar El Kebir.

Lëvizja në qytet lejohet vetëm për automjetet që dalin. Janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike dhe shkollat mbeten të mbyllura.

Scroll to Top