Rikthehen përmbytjet në Durrës, rrugët pranë stadiumit kthehen në ‘lumenj’
Durrësi po përballet sërish me përmbytje. Si pasojë e motit të keq me reshje të dendura, një sasi e konsiderueshme uji është grumbulluar në zonën përreth Stadiumit të qytetit.
Uji jo vetëm ka përmbytur rrugët, por ka depërtuar edhe në ambientet pranë impiantit sportiv.
Autoritetet lokale dhe njësitë e emergjencës po monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin veprime për të siguruar qarkullimin dhe për të parandaluar dëme të mundshme në banesa dhe biznese.
Banorët e zonës këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme nëpër rrugët e përmbytura.
