Kurbin, tërësisht i përmbytur; më problematike situata në fshatin Adriatik
Situata e përmbytjeve në Kurbin vijon të jetë shqetësuese. Fshati Adriatik është tërësisht i përmbytur.
Ndërkohë, autoritetet kanë evakuuar të paktën 8 familje, ndërsa edhe 6 familje të tjera rezultojnë të rrezikuara.
Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre, duke theksuar se dëmet janë shumë të mëdha.
Ndërsa akset rrugore, sipas autoriteteve, janë të kalueshme, një problematikë është shfaqur në Skuraj për shkak të dëmtimit të një ure.
“Jemi të rrezikuar nga uji. Kemi bërë thirrje që të merren masa, sepse situata është shumë shqetësuese. Shteti duhet të ndërhyjë. Tokat bujqësore i ka përmbytur uji. Dëmet janë shumë të mëdha”, deklarojnë qytetarët.
