Përmbytje në Lezhë: Dëme të mëdha, Bashkia Kurbin në terren

Moti i keq ka sjellë përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Lezhës, kryesisht në zonën e Zhejës në Kurbin.

Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm automjetesh janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Mailinda Cara, ka deklaruar se ekipet dhe mjetet e bashkisë ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Scroll to Top