Përparim drejt paqes Ukrainë-Rusi: Mbeten detaje

“Kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt paqes”, Shtëpia e Bardhë: Mbeten vetëm disa detaje nga marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë

Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka bërë një përditësim në rrjetin social X lidhur me bisedimet për vendosjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ajo u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt një akordi, duke sjellë në tryezë si Ukrainën ashtu edhe Rusinë.

“Gjatë javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt një marrëveshjeje paqeje duke sjellë në tryezë si Ukrainën ashtu edhe Rusinë. Ka disa detaje delikate, por jo të pakapërcyeshme, që duhet të zgjidhen dhe do të kërkojnë bisedime të mëtejshme midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ajo.

Scroll to Top