Përplasja e avionit në Nju Jork: Tragjedi në LaGuardia

Del VIDEO/ Momenti i përplasjes së avionit në pistën e Nju Jorkut

Një video tronditëse ka dalë në dritë, duke treguar momentin e përplasjes së një avioni në Aeroportin “LaGuardia” të Nju Jorkut.

Materiali i publikuar nga New York Post, ka fiksuar momentin kur avioni Air Canada Express CRJ-900 (Bombardier) përplaset me shpejtësi të lartë me një automjet zjarrfikës në pistë. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, humbën jetën dy pilotë që ndodheshin në bord të avionit.

Sipas informacioneve, automjeti i zjarrfikësve po lëvizte në një pjesë tjetër të aeroportit për të ofruar ndihmë në një incident tjetër ku ishte përfshirë një avion.

Scroll to Top