Përplasje me armë mes shtetasve shqiptarë dhe personave me origjinë afrikane në Itali
Një konflikt i dhunshëm, i shoqëruar me të shtëna arme, ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në qendër të qytetit të Trentos, Itali, duke lënë një person të plagosur.
Ngjarja ka filluar rreth orës 09:15, ku katër persona u përfshinë në një konflikt fizik. Sipas rindërtimit paraprak, dy persona ndodheshin në një bar duke pirë kafe, ndërsa dy të tjerë iu janë afruar në këmbë nga zona e Piazza Fiera. Situata degraduar me shpejtësi, duke bërë që dy personat e parë të largohen me vrap drejt një tabakerie në rrugën “Santa Croce”, ku janë arritur nga dy të tjerët.
Aty ka shpërthyer një përplasje e dytë, gjatë së cilës janë dëgjuar disa të shtëna me armë, që dyshohet të ketë qenë pistoletë manovër, sipas mediave italiane. I plagosuri, sipas burimeve, ka marrë lëndime në zonën e shpatullës, ndërsa arma dyshohet se është përdorur edhe për goditje fizike.
Pronarja e tabakerisë dhe e ëma e saj kanë dhënë alarmin, duke u strehuar në pjesën e pasme të lokalit nga frika, por pa pësuar lëndime.
Forcat e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e të katër personave të përfshirë. Fillimisht u dyshua për tentativë grabitjeje, por hetimet e fundit sugjerojnë një konflikt mes dy shtetasve shqiptarë dhe dy personave me origjinë nga Afrika e Veriut.
Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e një përplasjeje të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike, por vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
