Bardhi i kërkon Peleshit të shtyjë mbledhjen për imunitetin e Ballukut: Rama nuk ju përgjigjet
Partia Demokratike kërkoi zhvillimin e mbledhjes për miratimin e autorizimit të arrestimit të ish-ministres Belinda Balluku të hënën. Mazhoranca kërkoi një muaj kohë, ndërsa mbledhja u mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar një datë të re. Përplasja brenda mbledhjes u zbardh përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë mes zyrtarëve.
Bardhi i drejtoi këto komente Peleshit: “Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nëse nuk ju përgjigjet Rama në telefon, atëherë shtyjeni mbledhjen. Turp…”
