Terror në Gjermani, person i armatosur në lokal, ndërhyrje e shpejtë e policisë
Një situatë e rëndë është raportuar në Gjermani, ku një person ka hyrë me forcë në një lokal në Rendsburg, duke krijuar panik mes qytetarëve.
Sipas policisë lokale, nuk ka pasur të lënduar. Forcat speciale kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe zona është rrethuar.
Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Mediat gjermane raportojnë se personat që ndodheshin në lokal janë në gjendje të mirë shëndetësore.
E përditshmja “Flensburger Tageblatt” raporton se para incidentit ka pasur një konflikt, por pa dhënë detaje rreth arsyeve.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
