Person i pajetë në spitalin e Sarandës, dyshimet paraprake
Një person i pajetë është sjellë në urgjencën e Spitalit të Sarandës rreth orës 22:00. Viktima, një 48-vjeçar i identifikuar si Pavllos Simeriontaqis nga Athina, u dërgua në spital nga disa persona me një makinë të bardhë, të cilët u larguan menjëherë nga vendngjarja.
Policia është njoftuar dhe ka nisur hetimet për rastin. Po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar mjetin me targa greke. Të dhënat paraprake nga ekzaminimi i trupit nuk tregojnë shenja dhune. Mendohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak.
Arsyet e pranisë së 48-vjeçarit në Sarandë ende nuk janë sqaruar. Trupi i tij do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për një ekspertizë më të detajuar.
