Pika Bastesh Paligjshme Zbulohet në Manzë: Hetim

Zbulohet një pikë bastesh e paligjshme në Manzë

Policia ka vënë nën hetim katër administratorë dhe pronarë lokalesh në Manzë, të cilët dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularëve. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar celularët në cilësinë e provave materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • E. H., 23 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Manzë. Ata janë administratorë të një lokali në Manzë dhe dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan si provë materiale.
  • K. D., 31 vjeç dhe Sh. N., 47 vjeç, banues në Manëz. Ata janë pronar dhe administrator i një tjetër lokali në Manzë dhe dyshohet gjithashtu se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan si provë materiale.
Scroll to Top