KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 18.20% e qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në përditësimin e tij të fundit ka raportuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore, të cilat po zhvillohen këtë të diel në pesë bashki të vendit.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 17:00:
- Në bashkinë e Vlorës kanë marrë pjesë në zgjedhje 12.37% e qytetarëve.
- Në bashkinë e Beratit kanë votuar 18.93%.
- Në bashkinë e Cërrikut pjesëmarrja ka qenë 24.96%.
- Në bashkinë e Matit kanë votuar 39.61%.
- Dhe në bashkinë e Tepelenës, pjesëmarrja ka qenë 32.54%.
