Plagosje me armë në Gjirokastër
Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, Policia e Shtetit raporton se ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin P. Ç., 61 vjeç. Viktima është qëlluar në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Ç., i dyshuari për ngjarjen, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore. Gjatë kontrollit në vendngjarje, është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit, një kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
