Plagosje me armë zjarri në Bathore: Autori në pranga

Plagosja me armë zjarri në Bathore: Zbardhet dinamika e ngjarjes

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari, Elvis Visha.

Autoritetet bënë të ditur se autori i ngjarjes është identifikuar si Doaldo Bajrami dhe është vënë në pranga. Ndërkohë, po vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe më pas i riu është qëlluar në krah. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top