Plagosje me armë zjarri në Berat: 37-vjeçari në spital

Berat: Plagosje me armë zjarri, 37-vjeçari paraqitet në spital me plagë

Një ngjarje plagosjeje ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një 37-vjeçar, banues në Berat, është paraqitur në ambientet e spitalit i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital rreth orës 00:55.

Nuk dihet ende shkaku i plagosjes, ndërsa policia po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

Scroll to Top