Plagosje me granatë në Pogradec, 49-vjeçari jashtë rrezikut

Pogradec, plagoset me granatë 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është plagosur sot si pasojë e shpërthimit të një granate të vjetër, e cila ndodhej në tokë. Ngjarja ka ndodhur ndërsa viktima po punonte tokën.

49-vjeçari, banues në fshatin Gështenjas, është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ka pësuar dëmtime në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftim paraprak nga policia:

Pogradec/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, gjatë punimeve në tokën e tij me mjet bujqësor, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që gjendej në tokë.

Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Scroll to Top