Plagosje me thikë në Lezhë: dy të plagosur, autori i arrestuar

Dy persona u plagosën me thikë sot në Lezhë.

Ngjarja ndodhi në Ishull-Lezhë, ku një i ri goditi dy persona pas një konflikti.

Të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal të Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi menjëherë autorin e dyshuar dhe e shoqëroi në komisariat.

Thika e përdorur u sekuestrua, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Scroll to Top