Plagosje në Sauk: Zbardhet ngjarja dhe arrestimet

Kujdes nga deklaratat në polici! Zbardhet dinamika e ngjarjes së plagosjes në Sauk.

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së plagosjes që ndodhi mesnatën e kaluar në hotelin “Gjuta” në Sauk. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima, një vajzë, ndodhej e vetme në dhomën e gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten.

Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta, të cilët ishin jashtë, dëgjuan të shtënat. Kur hynë në dhomë, e gjetën vajzën të vetëplagosur. Ata menjëherë njoftuan Mirvete Gjutën, nënën e 22-vjeçarit, dhe Vladimir Gjutën, xhaxhain e të riut.

Sipas hetimeve, ata vendosën të pastrojnë vendin e ngjarjes: morën dhe fshehën armën dhe lanë gjurmët e gjakut. Më pas, Mirvete Gjuta dhe Elvir Gjuta, kushëri i 22-vjeçarit, u nisën me makinë për ta dërguar vajzën në spital. Atyre iu porosit që të deklaronin se “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

Pas hetimeve, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre. Më herët, 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë të tjera të dëmtojë veten.

Të arrestuar: Mirvete dhe Vladimir Gjuta (nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit).

Në kërkim: Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta (babë e bir) dhe Elvir Gjuta (kushëri i 22-vjeçarit).

Scroll to Top