Ishinin shokë me njëri-tjetrin: Zbardhet dinamika e plagosjes në Tiranë
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së një 40-vjeçari, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit.
I plagosuri, Margilen Jata, dhe autori, Fatmir Frroku, ishin miq. Megjithatë, prej tre muajsh ata nuk komunikonin më me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e së dielës, pasi i plagosuri ka hyrë në rrugicë, autori i ka dalë para dhe e ka qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas ngjarjes, autori është arratisur.
Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës, për të zbardhur motivet dhe përplasjet që kishte ky i fundit me autorin.
