Plani i Paqes Trump-Ukrainë: Afati 27 Nëntor

Plani i Paqes / Ultimatumi i Trump: Pritet Përgjigja e Zelenskit deri më 27 Nëntor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka dhënë Ukrainës një ultimatum për t’iu përgjigjur një plani 28-pikësh, të propozuar nga SHBA, për t’i dhënë fund luftës. Afati i fundit për këtë përgjigje është vendosur për më 27 nëntor, që përkon me Ditën e Falënderimeve.

“Ne mendojmë se është një ditë e mirë, është një kohë e mirë”, ka deklaruar presidenti amerikan. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë e shtyrjes së afatit, nëse bisedimet me Ukrainën do të zhvilloheshin mbarë.

Duke folur në radio Fox News, siç është raportuar nga BBC, Trump u pyet në lidhje me propozimin 28-pikësh. Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë pjesë e këtij plani për një arsye të vetme: “ne duam që vrasjet të ndalen”.

Lidhur me shqetësimet e mundshme se Rusia mund të paraqesë në të ardhmen një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të Evropës, Trump siguroi se Moska nuk do të ndërmerrte veprime të tilla.

Scroll to Top