BBC: Zelensky afër dakordësimit për çmilitarizimin e vendit, plani i paqes i ofron Rusisë tërheqjen e mundshme të trupave nga lindja
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë detaje mbi një plan të përditësuar paqeje që i ofron Rusisë mundësinë e tërheqjes së trupave ukrainase nga lindja dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar në vend të tyre.
Duke detajuar planin 20-pikësh, të dakordësuar nga të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës në Florida gjatë fundjavës, Zelensky tha se Rusia do të japë përgjigjen të mërkurën, pasi amerikanët të kenë komunikuar me ta.
Presidenti Zelensky e përshkroi planin si “kornizën kryesore për përfundimin e luftës” dhe theksoi se ai propozon garanci sigurie nga SHBA-të, NATO-ja dhe vendet evropiane për një përgjigje të koordinuar ushtarake në rast të një pushtimi të ri rus në Ukrainë, sipas BBC.
Lidhur me çështjen kryesore të Donbasit lindor të Ukrainës, Zelensky përmendi mundësinë e krijimit të një “zone të lirë ekonomike”. Ai shpjegoi se, pasi Ukraina kundërshton tërheqjen, negociatorët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e një zone të çmilitarizuar ose një zone të lirë ekonomike. Ai gjithashtu theksoi se çdo zonë nga të cilën tërhiqeshin trupat ukrainase do të duhej të ruhej nga Ukraina.
“Ekzistojnë dy mundësi,” tha Zelensky, “ose lufta vazhdon, ose diçka do të duhet të vendoset në lidhje me të gjitha zonat e mundshme ekonomike.”
