Plani i SHBA-së për Venezuelën: 3 Faza për Stabilitet

Rubio zbulon tre fazat e planit të SHBA-së për Venezuelën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka prezantuar tre fazat kryesore të planit të Shteteve të Bashkuara për Venezuelën, të cilat, sipas tij, do ta drejtojnë vendin e Amerikës së Jugut drejt stabilitetit dhe normalitetit ekonomik.

Sipas Rubios, faza e parë është ajo e stabilizimit. Gjatë kësaj faze, Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me autoritetet për të siguruar një treg për shitjen e naftës venezuelase, duke gjeneruar përfitime si për SHBA-në, ashtu edhe për Venezuelën.

Faza e dytë, siç u shpreh ai, është rimëkëmbja ekonomike. Gjatë kësaj faze, fondet do të shpërndahen për dobi të qytetarëve dhe do të fillojë një proces pajtimi brenda vendit. Zoti Rubio nuk ofroi detaje të plota lidhur me mënyrën se si do të zhvillohet ky proces.

Faza e tretë synon kalimin në operacione normale, duke e kthyer Venezuelën në një “vend normal” dhe duke krijuar marrëdhënie të forta ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve. Sekretari i Shtetit theksoi se kjo do të parandalojë që kundërshtarët e Uashingtonit të kenë ndonjë “mbështetje” në vend, ndërkohë që Venezuela do të favorizojë interesat e SHBA-së.

Ndryshe, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u arrestua më 3 janar 2026 gjatë një operacioni të përforcuar ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë. Brenda këtij operacioni, Maduro dhe bashkëshortja e tij u dërguan në New York për t’u përballur me akuza për trafik droge dhe “narko-terrorizëm”.

Scroll to Top