Plani amerikan për paqen në Ukrainë, Kremlini: Po negociojmë vetëm me palën amerikane
Kremlini pret të marrë një informacion të plotë mbi pikat ku është arritur marrëveshje në planin e paqes, para mbërritjes së delegacionit amerikan në Moskë, raportoi agjencia Interfax, duke cituar zyrtarë të presidencës ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska po vepron me supozimin se po negocion për këtë plan vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, do të udhëtojë javën e ardhshme në Moskë për të negociuar me Kremlinin mbi draftin e propozimeve të reja për luftën në Ukrainë.