Hën. Gus 20th, 2018

Po vijnë emigrantët, dyndje në portin e Durrësit dhe kufirin grek

Plot 11 mijë udhëtarë dhe 1.500 makina pritet të hyjnë në vendin tonë gjatë kësaj të diele nga vendkalimi kufitar i Portit të Durrësit.

Kjo ditë regjistron edhe pikun e fluksit për këtë sezon, për sa i përket numrit të emigrantëve që kthehen nga vendet ku jetojnë e punojnë për të kaluar pushimet në atdhe. Jo vetëm çmallje me familjarë e të afërm që jetojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, po dhe plazh në brigjet e mrekullueshme të Adriatikut e Jonit.

Nga 7 tragete të linjave detare me portet italiane të Barit dhe Ankonës, të planifikuara për këtë ditë nga kompanitë e lundrimit, paradite mbërritën në port 5 prej tyre, ndërsa 2 tragetet e tjera priten në mbrëmje.

Paradite u ankorua në port dhe kroçera “Sirena”, me 714 turistë të huaj që po vizitojnë disa nga qendrat historiko-kulturore të vendit tonë.

Kapiteneria e Portit detar të Durrësit bëri me dije se ka marrë të gjitha masat për një përpunim të shpejtë e të sigurt në terminalin e udhëtarëve. Gjatë muajit korrik hynë në vend nga kjo pikë kufitare mbi 85 mijë persona, ndërsa dolën prej saj 32 mijë të tjerë.

Një fluks te shtuar ka edhe ne jug te vendit. Tashme radhët në doganën e Kakavijës janë në tokën greke, ku dje dhe sot emigrante shqiptare në Greqi, por edhe turiste te huaj kanë pritur me orë të tëra sepse policët grekë punonin me personel të reduktuar.

InfoPasqyra/tch

Aktualitet – Top Channel

Kategori