Pochettino, Fernandez: Mosmarrëveshjet dhe falja në Çelsi

Trajneri i Çelsit, Mauricio Pochettino, ka folur për mosmarrëveshjet me mesfushorin Enzo Fernandez. Lojtari argjentinas ishte dënuar me dy ndeshje nga klubi për shkak të disa deklaratave në të cilat shprehte pëlqimin e tij për Real Madridin, duke lënë të kuptohet një dëshirë e mundshme për t’u larguar.

Megjithatë, Pochettino ka biseduar me Fernandez, i cili i ka kërkuar falje atij dhe klubit londinez.

“Ai i kërkoi falje klubit dhe mua,” tha Pochettino. “Do ta zgjidhim këtë çështje pas ndeshjes së së dielës. Ishte një takim serioz për një çështje serioze për Encon. Nuk dyshoj në Enzon apo karakterin e tij, por vendosëm ta disiplinojmë.”

Komentet e argjentinasit kishin çuar në pezullimin e tij të përkohshëm për dy ndeshje. Fernandez nuk luajti kundër Port Vale në “FA Cup” dhe do të humbasë gjithashtu ndeshjen kundër Manchester Cityt, e cila do të zhvillohet të dielën.

Scroll to Top