VIDEO/ Ish-gjyqtari ndërkombëtar shton polemikat pas penalltisë në ndeshjen e Juventusit: Ky është antifutbolli!
Në Itali, polemikat e shumta rreth vendimeve të gjyqtarëve vazhdojnë. Episodi i pjesës së parë të ndeshjes së Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit nuk ka kaluar pa nxitur debate të tilla.
Gjyqtari, me ndihmën e VAR-it, akordoi një penallti në favor të Atalantës për një prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit të Juventusit, Bremer. Megjithatë, sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar Graciano Çezari, ky vendim ishte i gabuar.
“Që të konsiderohet një penallti, duhet të ketë një distancë të mjaftueshme, dora të shkojë drejt topit dhe të ketë një lëvizje jo-natyrale të krahut, e cila nuk justifikohet nga vrapimi ose lëvizja normale e lojtarit. Kjo ishte një lëvizje ku Bremer ngriti krahun automatikisht për t’u mbrojtur, përndryshe do të ndodhte si me Di Lorencon, i cili u dëmtua duke tentuar të mbante krahët mbrapa kur hidhej. Ky është antifutbolli”, u shpreh ish-gjyqtari i njohur italian gjatë analizës së ndeshjes në studion e “Italia 1”.
SHIH PANORAMASPORT.AL
