Spanjë, policia neutralizon grup të lidhur me organizatë neonaziste, arrestohen tre persona.
Policia spanjolle njoftoi sot se ka shkatërruar të parën qelizë të njohur në vend, të lidhur me grupin “The Base”, një organizatë fashiste e klasifikuar si terroriste nga BE-ja. Tre persona u arrestuan dhe një tjetër, i konsideruar si drejtuesi i grupit, u vu në pranga në provincën Castellón, në lindje të Spanjës, në veri të Valencias.
Gjatë operacionit, policia zbuloi një arsenal armësh që përfshinte dy armë zjarri, shtatë armë stërvitore, municion, mbi 20 thika, pajisje taktike dhe materiale neonaziste.
Arrestimet u kryen në një periudhë kur ndjesia ekstremiste e djathtë po rritet në vend. Sondazhet tregojnë një mbështetje gjithnjë e më të madhe nga të rinjtë për organizatat nacionaliste, ndërkohë që në Spanjë është rihapur debati për të kaluarën e saj autoritare.
