Pre. Nën 16th, 2018

POLONI – Maas në Aushvic: Përgjegjësia jonë nuk mbaron kurrë

OSVIECIM, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u bëri sot homazhe viktimave të Holokaustit gjatë një vizite në Aushvic, ish-kampi nazist i vdekjes në Poloni, ku gjatë Luftës II Botërore janë ekzekutuar më shumë se një milion njerëz.

“Kemi nevojë për këtë vend, pasi përgjegjësia jonë nuk mbaron kurrë”, u shpreh Maas gjatë vizitës.

“Ky është vendi më i tmerrshëm në botë. Ky është vendi ku duhet të vendosësh ose të humbësh besimin te humanizmi ose të gjesh shpresën dhe forcën të ngrihesh për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”, shtoi kryediplomati gjerman./ /u.sh/ a.jor.

Kategori