Mar. Kor 17th, 2018

Pompeo në Vietnam: Pheniani të ndjekë shembullin e Hanoit në marrëdhëniet me SHBA

pompeo_nk-780x439

Sekretari Shtetit Mike Pompeo i bëri të dielën thirrje Koresë së Veriut të ndjekë shembullin e Vietnamit, duke krijuar një marrëdhënie të re me Shtetet e Bashkuara, sikurse bëri Hanoi pesë dekada më parë, pas përfundimit të Luftës së Vietnamit.

Kryediplomati amerikan vizitoi të dielën Vietnamin, pas dy ditë bisedimesh me udhëheqës koreanoveriorë për çarmatosjen bërthamore të Phenianit. Ai tha se marrëdhëniet e normalizuara 23-vjeçare mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit duhet të shërbejnë si një provë për udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, se SHBA kanë aftësinë për të krijuar marrëdhënie të reja me një vend që dikur kanë patur marrëdhënie armiqësore.

Zoti Pompeo nuk i kushtoi rëndësi akuzave të Koresë së Veriut, se Shtetet e Bashkuara kishin ofruar “kërkesa prej gangsterësh”, që Pheniani t’i japë fund programit bërthamor dhe se mënyra se si u zhvilluan bisedimet mes të dy vendeve ishte “për të ardhur keq”.

“Në se këto kërkesa janë prej gangsterësh, atëhere bota qenka një gangstere”, tha Sekretari i Shtetit Pompeo, ndërsa përmendi faktin se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka kërkuar shumë herë që Pheniani të heqë dorë nga armtë bërthamore dhe t’i japë fund porgramti të raketave balistike.

Ai përsëriti premtimin e Presidentit Donald Trump për fuqizimin e ekonomisë së Koresë së Veriut, pasi të marrë garanci për nga zoti Kim se po i jep fund armëve bërthamore