Pre. Sht 21st, 2018

Portieri i Kroacisë sfidoi FIFA-n, rrezikon të mungojë në gjysmëfinalen kundër Anglisë

Danijel Subasic, portieri i Kroacisë, rrezikon të mungojë në gjysmëfinalen e Botërorit kundër Anglisë.

Arsyeja është se në ndeshjen e parë që kroatët luajtën me eliminim direk në këtë kompeticion kundër Danimarkës, 33-vjeçari i cili priti 3 penallti, fitoren ia dedikoi shokut të tij që nuk jeton më, Hrvoje Kustiç.

Poshtë bluzës Subasic mbante një fanellë ku të stampuar kishte portretin e Kustiç, i cili është ndarë nga jeta tragjikisht në vitin 2008 si pasojë e përplasjes me një mur betoni gjatë një ndeshje futbolli.

FIFA, festën e portierit e cilësoi si shkelje të rregullores ndaj e paralajmëroi lojtarin: “Një paralajmërim është lëshuar për një thyerje të tillë të rregullave për lojtarin Danijel Subasiç, për shfaqjen e mesazheve personale në festimin në fund të ndeshjes.”

Pavarësisht paralajmërimit Subasic ka vepruar në të njëjtën mënyrë edhe në ndeshjen kundër Rusisë, duke dalë hapur kundër FIFA-s. Sërish në përfundim të ndeshjes të fituar me penallti, portieri që aktivizohet me Monaco-n, kualifikimin ia ka dedikuar shokut të tij duke shfaqur fanellën me portretin e Kustiç.

Tani mbetet për t’u parë por me shumë mundësi 33-vjeçari do të mungojë në ndeshjen me Anglinë. Një humbje e madhe për Kroacinë e cila deri këtu ka mbërritur për meritë të tij.

Kategori